Një aksident rrugor masiv është regjistruar në provincën e Hatay në Turqi, ku të paktën 12 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë mbetën të plagosur.

 

Sipas të dhënave paraprake, një kamion humbi kontrollin dhe kaloi në anën tjetër të rrugës pranë qytetit Belen, duke u përplasur më pas me dhjetëra makina që ndodheshin në radhë pranë një pike karburanti.

 

Përplasja e fuqishme bëri që disa nga automjetet, përfshirë dy furgonë me pasagjerë dhe kamionin të shpërthenin në flakë.

 

Dhjetëra zjarrfikës dhe ambulanca shkuan në vendngjarje, teksa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

 

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, çka mund të bëjë që bilanci i viktimave të rëndohet dhe më tej.

 

Në vendngjarje shkoi dhe Ministri i Shëndetësisë, i cili iu shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe premtoi se mjekët do të bëjnë gjithçka që do të nevojitet për të lënduarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *