Subscribe

Pas Vlorës dhe Fierit, policia e shtetit publikoi edhe emrat e personave më të rrezikshëm në qarkun e Gjirokastrës.

 

Këta janë njerëzit që cilësohen nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore;  ata janë të dënuar me 35 vite burg, ose me burgim të përjetshëm. Ata akuzohen për vrasje si dhe për trafiku narkotikësh.

 

Në listë spikat emri i Jani Alias, i dënuar më burgim të përjetëshëm.  Ai është autori i vrasjes së Elton Çiçës në një lokal në zonën e ish-bllokut, ngjarje kjo e dy viteve më parë. Autori i krimit vijon të jetë në kërkim , ndërsa dyshohet se ndodhet jashtë vendit.

 

Mes të kërkuarve është edhe  Endrik LLuka, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.”

 

Emrat e tjerë janë, Englied Aliko, Bekim Lekaj, Ardian Gerbi, Gani Abazi, Altin Shurdhi, Bardhi Skenderaj, Medi Krishti, Surja Sinani, Labjan Saraçi dhe Eltjon Bregasi.

 

Këta të fundit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *