E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

12 ha pyje përfshihen nga flaket

12 hektar pyje me dushk janë përfshirë nga zjarri mesditën e së enjtes në njësinë administrative Komsi. Fillimisht u shfaqen tre vatra të mëdha zjarri, të cilat u përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fuqishme. Në vendngjarje, ka mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës, i cili e kishte të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit te vështirë. Punonjësit e shërbimit zjarrfikës, dhe ato të drejtorisë së bujqësisë e pyjeve në bashkinë Mat si dhe banorë të zonës, nisën shuarjen e flakëve me mjete rrethanore. Drejtori i shërbimit pyjor, Vebi Stana, tha se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë