E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

11 punonjës me pagë minimale/ Tatimet kontrolle për evazion fiskal

Disa biznese të mëdha do të jenë nën lupën e tatimeve, pasi administrata është e mendimit se bizneset po abuzojnë duke deklaruar pagën e punonjësve më pak nga sa ata realisht paguhen.

 

Në total janë rreth 11 mijë të punësuar që rezultojnë me paga minimale prej 26 mijë lekë, ndërkohë që tatimet mendojnë se bizneset po bëjnë evazion fiskal.

 

Reklamë

Këta punonjës i përkasin 5300 bizneseve, konkretisht për profesione si inxhinier, farmacist, ekonomist, mekanik etj.

 

Tatimet thonë se këto subjekte do të jenë objekt i kontrolleve fizike, pasi nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës për të ndryshuar situatën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë