E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

11 adoleshentë në timon, por pa patentë/ Policia bën namin me gjoba

Qindra punonjës policie janë angazhuar në të gjithë vendin për të monitoruar sjelljen e shofereve në rrugët e vet dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që bëhen burim aksidentesh.

1129 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara dhe të rrezikshme për t’u përfshirë në ngjarje rrugore.

Reklamë

Në të gjithë vendin gjatë 48 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë duke përdor 6 radarë janë evidentuar dhe ndëshkuar 137 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara duke ju pezulluar lejet e drejtimit.19 drejtues mjetesh për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë dhe parakalime të gabuara me fushë pamje të kufizuar.Si rezultat i kontrolleve të ushtruara me dragera  janë arrestuar 9 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe janë pezulluar 49 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Reklamë

Ajo që bie në sy është fakti se policia ka evidentuar dhe proceduar  penalisht për shkak të moshës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi 11 adoleshentë (të moshës 17-18 vjeç).

Po gjatë ketij operacioni, 48 orët e fundit janë vendosur 412 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

201 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

73 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

1987 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë