E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

104 raste pozitive sot me COVID, 21 pacientë në gjendje kritike

104 raste janë konfirmuar pozitive me COVID gjatë 24 orëve të fundit, nga 564 testime të kryera, ndërsa 5 pacientë kanë ndërruar jetë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 ndodhen në terapi intensive dhe 11 janë të intubuar.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos. “

Që prej fillimit të pandemisë, në total regjistrohen 128 viktima dhe  4570 të infektuar.

Reklamë

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   962

Durrës                  209

Shkodër               196

Vlorë                     97

Lezhë                    83

Korçë                    66

Fier                        58

Elbasan                 49

Kukës                    43

Berat                     31

Gjirokastër         20

Vazhdo të lexosh

Reklamë