Subscribe

103 deputete kanë qënë të pranishëm në Kuvend në nisje të seancës për raundin e katërt të votimit të Presidendetit të ri të vendit.

Një pjesë e deputeteve u larguan në momentin që nisi procesi I votimit.

Bëhet fjalë për grupin e Berishës, të cilët dolën nga salla me debat pasi lideri historic I selisë blu kërkoi të marrë fjalën para se të niste votimi për procedure, por kërkesa iu refuzua nga kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla.

Në sallë kanë qëndruar një pjesë tjetër e deputeteve demokrate dhe e grupeve të tjera parlamentare të opozitës.

Monika Kryemadhi dhe përfaqësuesit e tjerë të LSI kanë marrë pjesë në procesin e votimit. Sikurse ne votim moren pjese edhe perfaqesuesit e grupit parlamentar te PDIU.

Ne raundin e katert, zgjedhja e Presidentit, ne kete rast e emrit te Bajram Begajt mund te behet me shumice te thjeshte votash, konkretisht me 71 vota, ndonese PS pretendon se numri mund te jete me i larte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *