Presidenti amerikan Joe Biden, me anë të një video-mesazhi ka uruar shqiptarët dhe amerikanët në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

 

Video-mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë u dha në eventin që po mbahet në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Biden shprehet i lumtur për bashkëpunimin me Shqipërinë ndër vite ndërsa ka falenderuar vendin tonë edhe për qëndrimin që po mban ndaj luftës në Ukrainë.

“Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës.

Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushi udhëtimin për t’iu bashkuar BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë..” -tha përmes videos Presidenti Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *