Subscribe

Aktori i madh shqiptar, Kadri Roshi, njeriu i cili skaliti me gërma të arta emrin e tij në artin shqiptar, në këtë 11 Janar do të festonte 100 vjetorin e tij të lindjes.

Në mungesë të aktiviteteve shtetërore, ka qenë djali I tij Kliti Roshi i ndihmuar edhe nga disa biznesmenë dhe njerëz që e duan artin, i cili ka menduar të organizojë një aktivitet me rastin e 100 vjetorit të aktorit të madh shqiptar.

Kliti Roshi i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka folur për aktivitetin që pritet të mbahet në 11 janar me rastin e 100 vjetorit të Kadri Roshit.

Pjesë nga biseda:

Kliti Roshi: Faleminderit që u kujtuat për një nga aktorët e plejadës së vjetër. Është e vërtetë ajo që Kadri Roshi nuk i përket familjes së tij, por dhe më gjerë. Për mua është një emocion shumë I madh.

Brikena Prifti: Si lindi ideja për një event të tillë?

Kliti Roshi: Kjo ide ka 3 vjet që më ka lindur. Në datën 3 shkurtë të vitit 2021, unë kam bërë njoftimin e parë. Mendova që krahas diçkaje , pikësynimi im ishte të bënim një libër, jo më mbi krijimtarinë e tij, ajo që është disi e errët është jeta e tij private, jashtë skenës. Ky aktori këtu, kush është, nga vjen, nuk vjen nga hiçi. Unë në librin që do të promovohet në datë 11-të, janë tre gëzime në një ditë, ditëlindja, eventi që do të bëhet një dokumentar I punuar me dashuri, për të sjellë copëza nga jeta dhe tuna e tij, por dhe promovimi I librit që do tu thotë lexuesve ç’është ku njeri. Në radhë të parë aktori të jetë njeri, duhet të vjedhë nga jeta, duhet të shohë tipa dhe karaktere, që kur të shkojë në skenë të ketë çfarë të japë. Im atë thonte kam një rol të sekretarit të partisë, ai thoshte që unë dua që ky sekretari im të jetë si të tjerët por veç të tjerëve. Një actor me kulturë, dhe jo të nisesh nga rastësia, mundet ta arrijë këtë gjë, që sido që të jetë të japë diçka të re, por duhet të ketë patjetër një bagazh kulturor dhe jetësor.

/Vizionplus.tv/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *