100 shqiptarë që iu bashkuan grupeve terroriste presin të kthehen në Shqipëri

Shqiptarët që iu bashkuan ISIS në Siri dhe në zonat e tjera të luftës janë në pritje për tu riatdhesuar.
Në Evropën juglindore janë mbi 1000 shtetas, ku mes tyre më shumë se 100 janë shqiptarë qe u bashkuan me grupet terroriste.
Shifrat janë bërë publike nga Agron Sojati, drejtor i qëndres kundër estremizmit të dhunshëm, i cili shtoi se është shumë e rëndësishme që qeveria të nisë planet për rehabilitimin e këtyre personave.
‘Rreth 1000 banorë të Evropës juglindore ndërto mbi 100 shqiptarë iu bashkuan teatrit të luftimeve dhe gjithë dinamikave në Siri dhe Irak duke iu bashkuar ISIS-it. Mbi 50 prej tyre, disa janë kthyer dhe disa po presin ende të kthehen. Vëmendja duhet të jetë jo thjesht në ekzagjerim dhe në alarm, por duhet të jetë shumë e maturuar dhe të imponohet në raport professional institucioneve, jo thjesht të bashkëpunojnë, por edhe të ofrojnë zgjdhje. Shqipëria është në përfundim të planit të veprimit për pjesën e anëtarëve që pret të kthehen.’
Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt tha se do të vijojnë përpjekjet për të mbështetur autoritetet shqiptare për parandalimin e dhunës ekstreme të nxitur nga grupet terroriste.
‘Përmes bashkëpunimit të vijueshëm burgjet e Shqipërisë mund të bëhen baza për moderimin dhe deradikalizimin. Ne mbetemi të gatshëm të vijojmë të mbështesim autoritetet përkatës në paradnalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe në shërbim të provës, përmes një qasjeje të integruar’.
Rreth 300 punonjës të burgjeve dhe të shërbimit të provës u trajnuan për parandalimin dhe luftën kundër esktremizmit të dhunshëm dhe rreth 220 të rinj në shërbim prove morën pjesë në forume ndërgjegjësimi.




