Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e para të mëngjesit qytetin e Pogradecit. Mbi 100 plumba janë gjuajtur në makinat e parkuara dhe në ambientet e Hotel Volorekës, një nga hotelet më të frenkuetuara në qytetin juglindor. Kjo foto tregon autorin që ka qëlluar mbi hotelin duke rrezikuar jetën e shumë turistëve dhe të pronarëve të tij.

Në kulmin e sezonin turistik,  një hotel i frekuentuar nga turistët është sulmuar rreth orës 05:00 me armë zjarri duke u kërcënuar edhe jetën pushuesve që kanë qenë rezident.

Siç duket edhe nga pamjet të siguruara nga Vizion Plus, 6 automjete luksoze të parkuara në Hotel Voloreka janë qëlluar me breshëri plumbash, dy nga automjetet i përkasin pronarit të resorit.

Jetmir Muçllari, pronari i Volorekës shprehet se autorët kanë zbrazur disa karikatorë në drejtim të dhomave ku flinin familjarët e tij dhe disa pushues. Sipas tij, policia edhe pse i ka emrat konkret të autorëve nuk po vepron duke rrezikuar jetën e tyre.

Kane qene dy persona ne kembe ,te cilet kane qelluar me kallashnikove,duke shkehur disa karikatore ne drejtim te makinave te parkuara dhe hotelit. Atentatoret kane qelluar disa here ne drejtim te dhomes ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turiste. Nga plumbat nuk ka persona te lenduar. Fillimisht autoret qelluan ne drejtim te rojes se hotelit,duke i kerkuar qe te mos levizte. Plumbat demtuan dy makinat e mia dhe te djalit dhe 4 mjete te turisteve. Jemi te kercenuar si familje. Kerkojme mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit te sotem dhe atij qe ndodhi para nje jave ka qene djlali im. I kam denoncuar me emra autoret por policia nuk po vepron. Kerkoj azil për dy djemte,pasi ketu ju rrezikohet jeta.

Ky është atentati i dytë brenda një jave në drejtim të Muçllarit. Më 1 gusht janë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit fatmirësisht pa të lënduar edhe në këtë atentat.

Në videon e publikuar duken qartë dy persona me motor që kryejnë atentatin. Njëri prej tyre zbret nga motori dhe qëllon në drejtim të Volorekës. Dyshohet se të njëjtët persona fshihen edhe pas atentati të sotëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *