E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

100 kuota shtese për mjekësinë/ Kushi: Mundësi më shumë për studentët e rinj

Ministria e Arsimit ka miratuar 100 kuota shtesë për studentët që duan mjekësinë e përgjithshme. Ndryshe nga më parë kur ishin vetëm 260 kuota në dispozicion, në këtë vit akademik në total do të jenë 360.

 

Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë, ministrja Evis Kushi sqaroi se kjo është një mundësi më shumë për të rinjtë që duan të ndjekin studimet në këtë fushë.

 

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta manastirliu, si dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Vazhdo të lexosh

Reklamë