Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

10 shërbime të automatizuara dhe pagesë direkt nga e-Albania, Kadastra bëhet tërësisht digjitale në fund të 2026-ës

12 Dhjetor 13:09

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që në fund të vitit të ardhshëm të shndërrohet në një institucion tërësisht digjital. Drejtoresha e përgjithshme Lorena Goxhobelli, në një tryezë partneriteti të organizuar për të diskutuar arritjet, risitë dhe sfidat e ASHK-së në këtë fazë transformimi, tha se puna për digjitalizimin po ecën me ritme shumë të mira dhe se ky proces jo vetëm lehtëson punën e përditshme të kësaj agjencie, por mbi të gjitha rrit ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e informacionit kadastral për çdo qytetar.

“Sot jemi më pranë se kurrë digjitalizimit të hartave kadastrale. Së bashku me UNOPS, kemi nisur punën dhe një proces që kërkon kohë, për digjitalizimin e plot të 33 mijë planshetash. Fundi i 2026 do të na gjejë me një Kadastër tërësisht digjitale”, tha Goxhobelli.

Kadastra e ka çuar së fundi në 10 numrin e shërbimeve automatike përmes teknologjisë blockchain, si dhe ka finalizuar kryerjen e pagesës direkt nëpërmjet portalit e-Albania me kartë bankare, pa qenë nevoja të paraqiteni në postë apo në sportelet e bankave.

“Digjitalizimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjisë blockchain na ka dhënë mundësinë që të automatizojmë një pjesë të shërbimeve tona. Në fillim të 2025, kishim 5 shërbime automatike dhe sot që flasim kemi 10 shërbime të tilla që iu ofrohen qytetarëve. Aktualisht 10 deri në 15% e shërbimeve tona ditore gjenerohen automatikisht nga sistemi. Dhe një lajm i mirë në fakt i ditëve të fundit është finalizimi i mundësisë së kryerjes së pagesës nëpërmjet e-Albania me kartë bankare. Një funksionalitet për të cilin kemi punuar intensivisht me AKSHI-n këto muajit e fundit dhe më vjen mirë që më në fund e finalizuam sepse tashmë qytetarëve nuk do t’ju duhet më që të qëndrojnë më në sportelet e bankave dhe të postës në këtë rast dhe jo më të ASHK-së dhe mund ta bëjnë pagesën aty ku bëjnë aplikimin vetëm me një klik”, u shpreh drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

E megjithatë tha ajo, transformimi digjital nuk do të thotë distancim nga qytetari; përkundrazi, synon thjeshtim, aksesueshmëri dhe kohë më të shkurtër trajtimi për aplikimet.  Shfrytëzimi i avantazheve që krijon Inteligjenca Artificiale mbetet një tjetër objektiv ambicioz i ASHK-së përgjatë vitit 2026 theksoi Goxhobelli në vijim të fjalës së saj.

“Me përfundimin e digjitalizimin të të dhënave kadastrale mendojmë që krijohen të gjitha parakushtet për shfrytëzimin e benefiteve që sjell përdorimi i Inteligjencës Artificiale, që besojmë fort do t’u japë një hov të ri mënyrës se si iu shërbejmë me cilësi dhe në kohë qytetarëve”, tha Goxhobelli.

Ndërsa fokusi strategjik i këtij viti ka qenë digjitalizimi dhe regjistrimi fillestar, dy procese themelore që jo vetëm po përmirësojnë shërbimin ndaj qytetarëve, por po vendosin edhe bazat e forta për garantimin e sigurisë dhe qartësisë së të drejtave pronësore, një tregues tjetër domethënës për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës është ulja e kohës së trajtimit të aplikimeve të qytetarëve. Aktualisht, 79% e aplikimeve trajtohen brenda afateve ligjore.

Ta pranishëm në Tryezën e Partneritetit të ASHK-së ishin ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka, shefja e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE, Ritva Heikkinen, kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, Giulia Re dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shqiptare dhe grupeve të interesit të lidhura me çështjet e pronësisë, shërbimit noterial, tregut imobilar etj./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
E-Albania Kadastra

Nga e njëjta kategori

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë 26-vjeçari

më shumë...

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn në fuqi nga e marta

më shumë...

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në grykëderdhjen e Semanit

më shumë...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka gabuar SP...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.