10 mjekët shqiptarë që mbërritën në Itali pak ditë më parë për të shërbyer në betejen kundër COVID-19 , kanë nisur punë këtë të martë.

Lajmi u bë I ditur nga vetë mjeket në një lidhje online që patën me Ministrën e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Mjekët thanë se janë ndarë në disa grupe dhe janë ndarë në repartve të ndryshme sipas specialitetit që mbulojnë.

“Ne mjekët filluam të gjithë punë sot, infermierët do të fillojnë nesër. Reanimatoret kanë filluar punë në reanimacion, ndërsa unë me gjithë doktoreshën tjetër jemi tek repartet e COVID subintensiv, në repartet e pneumologjisë. Ndërsa doktoresha që vinte nga Instituti i Shëndetit Publik është tek tamponët me gjithë dy mjekë të tjerë. Ndërsa dy mjekë janë vendosur në triazhim. Edhe infermierëve u kanë përcaktuar vendet dhe po i pajisin me veshjet e duhura dhe nga nesër do të fillojnë shërbimin”, tha Ermal Pashai, një nga mjekët e dërguar në Itali në misionin humanitar.

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ju shprehu mbështetjen në këtë moment të vështirë.

 

“Një këshillë kisha. E para forca dhe kujdes veten të gjithë ju, pra kujdes materialet e mbrojtjes personale, veshja e duhur për të mos rrezikuar veten. E dyta, ju jeni krenaria jonë, ne kemi besim tek ju dhe do të doja që nëpermjet jush dhe gjithë ekipit tjetër t’ju uroja suksese në këtë mission humanitar”, u shpreh Manastirliu.

 

Grupi i mjekëve në Itali kanë kërkuar mirëkuptim nga media.

 

“Ne duhet të përqëndrohemi tek kjo punë për të cilën kemi ardhur”, tha mjeku Ermal Pashai.

 

“Ka një kohë për të punuar dhe për të luftuar, një kohë tjetër pastaj për të ndarë eksperiencën dhe kjo është koha për të luftuar dhe kush lufton nuk e ka mendjen te fjalët, por e ka mendjen te puna”, tha Manastirliu.

 

Grupi I mjekeve konfirmoi se edhe 20 infermierët shqiptare  do të fillojnë punë  nesër, të ndarë sipas pavioneve ku janë nevojat më të mëdha në tre spitale të Breshias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *