Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi shprehet se vendi ynë rënditet me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë.

 

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Vokshi sulmoi kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe nga shpenzimet e majme për klientët e tij.

 

“Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë. 10 mijë vdekje më shumë. Dështimin e Edi Ramës me pandeminë e paguan qytetarët e thjeshtë, të cilët mbetën të pambrojtur ndërkohë që përgjigjja e vetme që qeveria kishte, ishte si përherë propaganda. Teksa qytetarët vuanin dhe ekonomia lëngonte, Rama nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe gënjeshtrat, nuk hoqi dorë as nga shpenzimet e majme për klientët e tij, nuk hoqi dorë nga koncesionet korruptive dhe nga tenderat sekretë në kohë fatkeqësie. Prandaj, Shqipëria u rendit: – e fundit në Europë për numrin e testimeve, – e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë, – e fundit në Europë për ndihmën ekonomike dhe – e para në Europë për numrin e jetëve të humbura në raport me popullsinë. Rama refuzoi planin e PD me 5 pika, sepse ai kishte planin e tij për të plaçkitur taksat e shqiptarëve edhe në kohë pandemie. Atë që sot zbulon INSTAT-i, qytetarët e kanë jetuar dhe vuajtur në lëkurën e tyre. Këto janë pasojat e pashmangshme të sundimit të një pakice që ka braktisur shqiptarët dhe punon vetëm për veten dhe klientët e saj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *