Policia e Shtetit dhe Prokuroria ka dhënë detaje në lidhje me operacionin “Rruga e Gabuar”, ku ka theksuar se në pranga janë vënë 32 persona, mes tyre edhe një punonjës policie.

 

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në një konferencë për mediat deklaroi se ndër të tjera grupit kriminal i janë sekuestruan edhe 4 laboratorë që falsifikonin dokumenta.

 

Sipas policisë grupi kriminal përbëhet nga 36 anëtarë nga të cilët 32 janë arrestuar dhe 4 janë në kërkim, ku 6 prej të arrestuarve janë me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

 

“Ndërkohë u zbuluan e sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash cash, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatik. Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u kryen ndalimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.Personat e arrestuar janë: A.Sh., 46 vjeç, S.K., 60 vjeç, R.H., 43 vjeç, D.S., 35 vjeç, L.M., 61 vjeç, A.Z., 48 vjeç, E.O., 52 vjeçe, K.Gj, 52 vjeç, A.D., 54 vjeç, P.B., 59 vjeç, G.Sh., 32 vjeç, B.M., 52 vjeç, A.K., 35 vjeçe, Gj.M., 46 vjeç, A.E., 47 vjeç, E.M., 31 vjeç, I.M., 59 vjeç, S.Ç., 55 vjeç, M.M., 31 vjeç, nga Lushnja (në banesë ju gjet armë zjarri kallashnikovë), D.T., 50 vjeç, B.H., 45 vjeç, Ç.T., 48 vjeç, V.Gj., 50 vjeç, M.Sh., 46 vjeç, V.G., 54 vjeç, E.B., 28 vjeç, nga Tepelena (me detyrë punonjës policie), ndërsa ndaj të arrestuarve me iniciale Sh.Sh., 65 vjeç, E.M., 56 vjeç, J.G., 69 vjeç, A.L., 52 vjeç, I.M., 35 vjeç,  dhe Z.Xh., 57 vjeçe, është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie.”

 

Ndër të tjera në fjalën e tij Veli është shprehur se nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e BE-së, si dhe atyre shtetasve që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës SCHENGEN.

 

“Anëtarët e këtij grupi kriminal, pasi i pajisnin shtetasit me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së, me linja ajrore ose tokësore e më pas drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada.”

 

Ndërkohë policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe personat e tjerë të përfshirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *