Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka shprehur mirënjohjen ekipit mjekësor të Infektivit për pëkushtimin dhe betejën në luftën kundër virusit, duke bërë një bilanc të këtij viti pandemie.

“Nëse do të bënim sot një bilanc, bilanci sigurisht është mijëra jetë të shpëtuara, por për fat të keq, kemi 1956 jetë të humbura, që janë një humbje e madhe për të gjithë ne, një humbje e pakthyeshme, ndaj ajo çfarë dua të them është që lufta nuk ka përfunduar, patjetër që do ketë kohë për balancet finale por ajo çfarë unë dua të nxjerr në pah është kurajoja juaj, është shpirti juaj i sakrificës, është puna e palodhur kur edhe në ato momente kur e panjohura ishte aq e madhe, ju nuk u frikësuat, nuk u tutët, nuk u stepët asnjëherë për të vijuar misionin tuaj në shërbim të gjithë njerëzve dhe unë për këtë gjë, ju falenderoj e ju përulem me respekt dhe mirënjohje për të gjithë punën tuaj” tha Manastirliu.

Duke folur për masat për përballimin e pandemisë, Manastirliu deklaroi se të hënën do të vijnë dozat e tjera të vaksinës Pfizer.

“Unë jam e kënaqur që brenda kësaj jave përfundojmë vaksinimin e ekipeve tona mjekësore, infiermierore dhe ky është një hap drejt fitores ndaj virusit por nuk është mjaftueshëm sepse në fakt e gjithë popullata, sidomos ata të cilët janë grupe prioritare, do të vijojnë vaksinimin, ashtu sikurse ne jemi duke bërë. Më shumë se 20 mijë vaksinime janë kryer deri tani, presim të hënën të vijnë dozat e tjera të kontratës së Pfizer, për të vijuar vaksinimet e të gjithë personelit dhe të moshuarve që tashmë i kemi kryer me dozën e parë. Presim nga COVAX të vijnë dozat e vaksinës AstraZeneca dhe do të njoftohemi besoj në një moment të shpejtë për datën e mbërritjes së 14,400 vaksinave nga instrumenti COVAX.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *