1 vit nga tërmeti i shtatorit/ PD: Shumë familje ende pa mbështetje

Kjo e hënë shënon një vjetorin e tërmeti te 21 Shatorit, i cili shkatërroi shumë banesa. Një nga shtëpitë që mori dëmtime serioze dhe që nuk është rikonstruktuar ende është ajo e familjes se Shpëtim Shahinit në Shijak i cili pas një kalvari të gjatë inspektimesh nuk k marrë asnjë zgjidhje.
SHPËTIM SHAHINI
BANOR
ReklamëQuhem Shpëtim Shahini, jam banor i fshatit Shahinaj, Njësia Administrative Gjepalaj. Kam një ankesë që më tako me e ba. Që tërmetin e parë në shtator që u tund shpia erdhën, bëmë dosjen gati tu marr shpërblim. Prit shpërblim s’ka, iku shtatori. Erdhi nëntori, më i fuqishëm. Erdhën e panë, këmbëngulën me e bo për shembje se fatkeqësisht ju e shihni.
Shqetësimin kryefamiljari ia shprehu perfaqesuesit te partise demokratike Dorian Teliti.
Shpëtim Shahini
Shpëtim Shahini: Këtu, këtu. Na ka ardh DS3, çfarë do bëj unë më 5 milion lekë kur 1 milion e 300 mijë unë i kam bërë harxhime. Duhet të zbriten këto se unë s’kam lekë, unë lekët i kam marrë borxh. Me inxhinierë, me taksën, me noterë, me rrugë, me shkuan 1 milion e 300 mijë lekë.
Dorian Teliti: I ke marrë borxh këto lekë?
Shpëtim Shahini: Borxh o vlla, t’i jap me emër po deshe, po s’besove. Si qe kjo punë kshtu ore. Më thuaj ti mua si qe kjo punë kështu, prit e të shohim. Unë kam frik me prit dimrin mje këtë shtëpi ore, me ardh një furtunë e madhe na ze të gjithë brenda.
Prej disa javësh Partia Demokratike ka nisur serinë e denoncimeve për mungesën e mbështetjes ndaj familjeve te dëmtuara nga tërmeti i shtatorit dhe ai i nëntorit.




