Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ironizoi procesin zgjedhor në Gjirokastër.

 

Ai u shpreh në rrjetet sociale se një gjirokastrit ka votuar 14 herë dhe shtoi me ironi se kjo e hedh poshtë mitin se gjirokastritët janë koprracë.

 

“Si mund të jenë gjirokastritët koprracë kur vetëm 1 person ka dhënë 14 vota”, shkruan Shkëlzen Berisha.

 

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve dhe pretendojnë se një person mund të ketë votuar më shumë se një herë.

 

KQZ njoftoi të hënën se në Qarkun e Gjirokastrës janë regjistruar 73 raste të dyshimta. Dy raste ku i njëjti person është identifikuar dy herë në dy qendra votimi të ndryshme, si dhe 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *