Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Ted Turner, themeluesi i...

Kontrolle të përkohshme kufitare gjatë samitit të G7-s në...

Bastisje antidrogë në Napoli, 14 arrestime në klanin italian,...

Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë,...

“Jo bashkëpunim me Ramën kundër SPAK”, Berisha: Shqiptarët ti...

Dënohet me vdekje korrieri që rrëmbeu dhe vrau 7-vjeçaren...

Flamurtari 27 herë kampion kombëtar, vlonjatet dominuese absulote në...

Anija me hantavirus në det të hapur, konfirmohen tre...

Porta e Alpeve do nxisë turizmin, qeveria parashikon deri...

Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në Tiranë, arrestohet...

1 muaj luftë në Gaza, popullsia civile në situatë dramatike/ Hakmarrja kolektive e Izraelit i ka marrë jetën 10 mijë palestinezëve

7 Nëntor 16:10

Numri i të vdekurve nga lufta njëmujore midis Izraelit dhe Hamasit ka tejkaluar 11,000, me ushtrinë izraelite që hyri në Rripin e rrethuar të Gazës me sulme brutale nga qielli nga deti dhe nga toka, me një krizë të rëndë humanitare për palestinezët dhe pa një fund të qartë në horizont.

 

Një muaj më parë, Izraeli u zgjua nga tragjedia më vdekjeprurëse në historinë 75-vjeçare, kur militantët e Hamasit hynë në territorin izraelit, duke vrarë më shumë se 1400 dhe plagosur 5000 të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve civilë.

 

Në 7 tetor, militantët e Hamasit morën edhe rreth 240 persona të cilët vazhdojnë ti mbajnë peng edhe sot, prej tyre civilë dhe ushtarakë, shtetas izraelitë, por edhe të huaj.

 

Çfarë pasoi u bë muaji më i përgjakshëm për rreth 2.3 milionë palestinezët në Gaza. Ushtria izraelite, e kapur në befasi nga militantët islamikë, izoloi nga tre anë të kufirit dhe nisi një fushatë të përditshme  sulmesh e bombardimesh.

Hakmarrja kolektive e Izraelit ka lënë të vrarë rreth 10 mijë palestinezë, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë. 25 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa numërohen rreth 1.5milionë banorë të zhvendosur. Konflikti detyroi gjithashtu 200,000 izraelitë të zhvendoseshin brenda vendit.

Varrezat masive të mbushura me kufoma, numri i lartë i personave të plagosur, spitale e qendra strehimore të shkatërruara shfaqin një nga skenat më të tmerrshme në historinë e konflikteve në Lindjen e Mesme.

 

Mungesa e nevojave bazike si uji i pijshëm, ushqimet, medikamentet dhe karburanti e përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

 

Shumë organizata humanitare botërore kanë ngritur alarmin dhe kanë akuzuar Izraelin për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për shkak të goditjeve në infrastrukturën civile përfshirë shkolla dhe spitale.  Konflikti ka çuar edhe në përplasje të forta mes Tel Avivit dhe Kombeve të Bashkuara.

Një muaj konflikt mes Izraelit dhe Hamasit kanë vënë në lëvizje diplomacinë botërore, përfshirë SHBA si aleati historik i shtetit hebre dhe kundërshtarin e saj më të madh Iranin. Dhjetëra krerë shtetesh kanë vizituar rajonin në muajin e fundit për të ndaluar përhapjen e konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme.

 

Shtetet perëndimore kërkojnë ndërprerje të luftimeve për arsye humanitare dhe lirimin e pengjeve, ndërsa shtetet arabe kërkojnë armëpushim të menjëhershëm. Por megjithë akuzat e forta, Izraeli  ka vazhduar pa ndalur sulmet. Vazhdimësia e konfliktit mbetet e paqartë, ndërkohë që Izraeli kërkon shfarosjen e Hamasit.

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Gaza hamas Izrael lufte viktima

Nga e njëjta kategori

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Ted Turner, themeluesi i CNN

më shumë...

Kontrolle të përkohshme kufitare gjatë samitit të G7-s në Francë

më shumë...

Bastisje antidrogë në Napoli, 14 arrestime në klanin italian, e lidhur me kriminelë shqiptarë

më shumë...

Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë, njëri prej tyre në kërkim për kanosje me armë zjarri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:55

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:43

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Ted Turner,...

4:33

Kontrolle të përkohshme kufitare gjatë samitit të...

4:12

Bastisje antidrogë në Napoli, 14 arrestime në...

4:03

Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinjtë...

3:09

“Jo bashkëpunim me Ramën kundër SPAK”, Berisha:...

3:06

Festa e luleve në Shkodër, qyteti gjallërohet...

3:04

Dënohet me vdekje korrieri që rrëmbeu dhe...

2:55

Flamurtari 27 herë kampion kombëtar, vlonjatet dominuese...

2:52

Anija me hantavirus në det të hapur,...

2:46

Porta e Alpeve do nxisë turizmin, qeveria...

2:42

Krijohet Agjencia Kombëtare e Arsimit, qeveria marrëveshje...

2:40

Lamtumirë Servet Pëllumbi! Të majtë e të...

2:33

Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në...

2:30

Sonte Bayern-PSG në Vizion Plus, duel për...

2:29

Kremtimi i 25 vjetorit të bashkëpunimit mes...

2:15

3 gjërat që kurrë nuk duhet të...

2:07

I morën para një shtetaseje që të...

2:01

A duhet të qëndrojë në Ferma VIP...

1:24

Vaji i ullirit mbetet stok, fermerët në...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari...
  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • (VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron në k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.