Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shtimin e 1 mijë mësuesve për të përballuar nevojat gjatë pandemisë në vitin shkollor 2020-2021.

Sipas Vokshit, ky vendim mund të përdoret për punësime elektorale të mësuesve militanë të PS-së, ndërsa theksoi se qeveria duhet të bëjë procedura pranimi transparente e ne bazë meritokracie.

Për demokraten, qeveria duhet me urgjencë të alokojë fonde për testime, sigurimin e kushteve higjeno-sanitare dhe shpërblimin mujor për çdo muaj mësimdhenie në kohë pandemie.

“Të paktën diçka e kopjoi, por si gjithmonë, gjysmak!Shtim 1000 mësuesish? Një hap i parë pas shumë javësh kërkesa të përditshme të PD. Por, si cdo vendim tjetër, edhe ky mund të përdoret thjesht për punësime elektorale të mësuesve militantë të Partisë sepse portali “Mësues për Shqipërinë” ka dështuar e vlen vetëm për propagandën e Ramës. Rasti i punësimit të mësuesve në Fier, (shih fotot) e dëshmon kêtë. Nuk punësohet ai që renditet i pari në listë, por punësohet ai që renditet i 27, 28, 48 e kështu me rradhë…Qeveria duhet të bëjë procedura pranimi transpatente e ne bazë meritokracie. Rama të mos paguajë për inceneratorët e tij e të Veliajt me milairda leke, por të sigurojë shkollat dhe mësim cilësor.  Për këtë nuk mjafton një masë gjysmake e marrë nën presionin e vazhdueshëm të PD, por duhet me urgjencë të alokojë fonde për: 1. Testimin serologjik dhe testimin periodik me tampon për të gjithë mësuesit në të gjithë vendin; 2. Sigurimi i kushteve higjeno – sanitare të domosdoshme për në kohë pandemie e në reapektim të protokollit të sigurisë 3. Sigurimi i mjeteve mbrojtëse falas për mësuesit e për nxënësit (maska, dezinfektantë). 4. Desinfektimi i shpeshtë, të cdo shkolle, sic edhe protokolli i sigurisë e kërkon. 5. Pagesë e plotë për cdo orë shtesë, si dhe shpërblim mujor për cdo muaj mësimdhenie në kohë pandemie. Shëndeti dhe jeta e cdo nxënësi dhe e cdo mësuesi është e shenjtë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *