E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Zyrtarja e lartë amerikane takime sot me Ramën, Alibeajn dhe Tabakun

Ndihmës Sekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila mbërriti në Tiranë pasditen e të enjtes, do të takohet sot me kryeministrin Rama, si dhe me Enkelejd Alibeajn, deputeten Jorida Tabaku dhe Gazement Bardhin.

 

Ajo që bie në sy është fakti se në axhendë nuk parashikohet asnjë takim me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin e vendit, Ilir Meta.

 

Reklamë

Zyrtarja pritet të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.

 

Gjithashtu, do të shprehë mirënjohjen e Uashingtonit për angazhimin e Shqipërisë ndaj sovranitetit të Ukrainës përballë agresionit rus.

Më shumë video

Reklamë