E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zyrtari i lartë i drejtësisë në përgjime me Çilin/ PD-Sokol Sadushit: Sqaro pozicionin tënd

Partia Demokratike ka “shënjestruar” drejtorin e magjistraturës, Sokol Sadushi, kandidati me pikët më të larta për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë.

 

Reklamë

Sadushi është përfshirë në operacionin “Mezhgorani”, i cili kishte premtuar lirimin e dy vëllezërve Aliko që janë në burg për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha.

 

Reklamë

PD i bën apel Sadushit që të sqarojë pozicionin e tij, nëse është apo jo ai që ka takuar Çilin.

 

“Ardian Dvorani deklaroi një ditë më parë se nuk është ai personi që prokuroria e identifikon në dosjen penale si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë, që ka premtuar favore të paligjshme për një dosje në Gjykatën e Lartë. Në mungesë të zbulimit të emrit nga policia dhe prokuroria, që vazhdojnë të punojnë me dy standarde, Sokol Sadushi duhet t’i japë fund heshtjes dhe të japë shpjegime publike për pozicionin e tij.  Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë. Si kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i tij pritet të ndodhë në mars, kohë në të cilën, sipas prokurorisë, drejtuesi i lartë i organit të drejtësisë do të kryente takimin e rradhës për favorin e paligjshëm.  Është koha që Sokol Sadushi të flasë! Heshtja nuk e ndihmon dot gjatë”, thuhet në postimin e PD-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë