Subscribe

Kriza politike dhe zhvillimet në rajon sjellin në Tiranë drejtorin për Europen qendrore dhe jugore ne departamentin amerikan te shtetit, David Kostelancik.

 

Zyrtari i lartë ka në axhendë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit e politikës.

 

Në orën 11.11, ai bisedoi me kreun e kuvendit Gramoz Ruçi. Ndërkohë që në drekë dhe pasdite, Kostelancik do të takohet me liderin e opozitës Lulzim Basha në selinë e PD, më pas me kryetaren e LSI Monika kryemadhi e në fund, me kryeministrin Edi Rama.

 

Burimet per Vizion Plus bëjnë të ditur se në fokus të të gjitha diskutimeve të zyrtarit të lartë amerikan do të jetë situata politike në vend, reformat, sfida e integrimit dhe stabiliteti në rajon.

 

Vizita e drejtorit për Europen qendrore dhe jugore ne departamentin amerikan te shtetit vjen menjëherë pasi ShBA caktuan Methju palmer, si të dërguar special në Ballkan.

 

Një ditë më parë, në forumin e sigurisë në Slloveni, Palmer deklaroi ndër të tjera se pjesë e misionit të tij ishte hapja e negociatave të anëtarësimit të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

 

Të gjitha këto lëvizje dëshmojnë shtimin e angazhimit amerikan në rajon, në një moment kyç për integrimin dhe stabilitetin, raporton Vizion Plus.

 

David Kostelancik që aktualisht po diskuton çështjet më të mprehta politike në Tiranë, është një diplomat karriere. Vite më parë ai ka qenë edhe pjesë e stafit te Ambasadës Amerikane ne Tirane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *