Subscribe

I dërguari i posacëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbërriti sot në Tiranë, si pjesë e turit që ai po zhvillon në rajon.

 

Zyrtari I lartë është takuar në fillim me kryetarin e partisë demokratike Lulim basha dhe më pas në axhendën e tij janë parashikuar bisedime edhe me ministren e jashtme olta xhacka dhe në orët e pasdites, me kryeministin Rama.

 

Në qendër të takimit me Bashën janë zhvillimet e fundit politike në vend e po ashtu edhe lufta kundër korrupsionit., forcimi I demokracisë si dhe rëndësia e stabilitetin në rajon.

 

Vizita e Gabriel Escobar në Tiranë dhe takimi me bashën vjen vetëm dy ditë para kuvendit të 11 dhjetorit I thirrur nga Berisha dhe mbështetësit e tij. Ajo shikohet edhe si nënvizim I qëndrimit të shteteve të bashkuara të amerikës, për shpalljen non grata t ëish kryeministrit dhe familjes së tij, për korrupsion sinjifikativ dhe minim të demokracisë.

 

Edhe ambasada amerikane në tiranë deklaroi dy ditë më parë se vizita është një konfirmim I vendosmërinë së SHBA për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

 

Sali berisha dhe familja e tij u shpallën të padëshiruar nga sekretari amerikan I shtetit Entoni Blinken në datën 19 maj. Pas këtij momenti erdhi edhe përjashtimi I zotit berisha nga grupi parlamentar I PD, cka shënoi dhe nisjen e takimeve të Berishës, të pagësuara me emrin Foltorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *