Një zyrtar i policisë talebane tha se të paktën 100 persona janë vrarë dhe plagosur gjatë një shpërthimi në një xhami, në pjesën e veriore të Afganistanit. Sipas Dost Mohammad Obaida-it në shënjestër të sulmit ishin myslimanët shi’itë.

Deri tani asnjë grup nuk kam marrë përgjegjësinë për shpërthimin në provincën Kunduz, por militantët e Shtetit Islamik njihen prej kohësh për sulme ndaj pakicës myslimane shi’ite të Afganistanit.

Nëse numri i viktimave konfirmohet, ky do të ishte sulmi më i madhi i kryer nga militantët, që kur trupat amerikane dhe ato të NATO-s u larguan nga Afganistani në fund të gushtit dhe talebanët morën kontrollin e vendit.

Xhamia Gozar-e-Sayed Abad frekuentohet zakonisht nga një numër i madh anëtarësh të pakicës fetare shi’ite. Ali Reza, një nga dëshmitarët e shpërthimit tha se ishte duke u lutur në kohën e incidentit dhe shtoi se kishte parë shumë viktima.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se xhamia shi’ite ishte objektiv i sulmit dhe se një “numër i madh” besimtarësh u vranë dhe u plagosën. Ai tha se forcat speciale talebane kishin mbërritur në vendngjarje dhe incidenti po hetohej.

Autoritetet talebane po përballet me një kërcënim në rritje nga pjesëtarët lokalë të Shtetit Islamik, të njohur si Shteti Islamik në Horasan. Militantët e Shtetit Islamik kanë shtuar sulmet që kanë në shënjestër rivalët e tyre, përfshirë dy shpërthime vdekjeprurëse në Kabul.

Por shënjestër e sulmeve të ISIS-it kanë qenë edhe pakicat fetare të Afganistanit./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *