E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zyrtarët e lartë të PD-së takojnë Komisioneren Europiane për Zgjerimin: Po sumohet opozita

Kryetarja e  Këshillit Kombëtar të Integrimit znj. Jorida Tabku, Nënkryetari i Kuvendit z. Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, zhvilluan sot një takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, znj. Marta Kos.

Zyrtarët e lartë demokrat e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke e garantuar se opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces dhe po Partia Demokratike do ta përfundoje atë.

Reklamë

Ky proces sipas zyrtarëve demokrat duhet të jetë i bazuar në ligje e në reforma konkrete dhe jo të vijë si dhuratë nga Bashkimi Europian.

Gjatë bisedës, demokratët e kanë njohur zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian, me tentativën e mazhorancës për të zhbërë rolin e opozitës në Kuvend dhe refuzimin për të zbatuar Vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Reklamë

Zgjedhjet Parlamentare ishin fokusi kryesor i bisedës, ku znj. Marta Kos u njoh me shqetësimet legjitime të opozitës, nga përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore, presioni ndaj votuesve, përdorimi i artificave për të penguar regjistrimin e lirë të votuesve në diasporë si dhe përfshirja e  krimit të organizuar në proces.

Zyrtarët Demorkat e njohën  Komsioneren edhe me faktin se opozita ndodhet nën sulm dhe se Kryeministri Edi Rama po përdor drejtësinë për këtë qëllim. Ata përmendën faktin se lideri i opozitës Sali Berisha u mbyll për më shumë se një vit në arrest shtëpie pa asnjë fakt dhe provë. Ish-Presidenti i vendit dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u arrestua në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut, ndërsa nënkryetari i Grupit Parlamentar Ervin Saljanji ndodhet në burg vetëm pse ka denoncuar lidhjet e  mazhorancës me krimin e organizuar.

Jorda Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi i kërkuan Komisoneres Kros,  se  tashmë që  është hapur grupkapitulli themelor    dhe zgjedhjet janë  pjesë e tyre, Bashkimi Europian të monitorojë me vëmendje të shtuar këtë proces.

Vazhdo të lexosh

Reklamë