E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zyrtare/ Uefa shtyn finalet e Champions dhe Europa League

Ashtu sic edhe pritej, Uefa ka zyrtarizuar shtyrjen e finaleve të kupave të Europës, Champions dhe Europa League për këtë sezon.

Finalja e uefa Champions league ishte progtamuar për tu luajtur në 30 maj, ndërsa europa league më heret.
E njejta gjë vlen edhe për finalen e femrave tek champions league.

Shtyrja e finaleve të muajit maj, erdhi si pasojë e emergjencës nga COVID-19 ku situate në europë është vërtet problematike.

Uefa nuk ka dhënë datë të re për këto finale pasi kjo gjë do të shihet varësisht nga situate që do të jetë në europë në javët në vijim.

Reklamë

Megjithatë po shqyrtohet mundësia edhe e shkurtimit të ndeshjeve të mbetura në program nga cerekfinalet deri në finale. Dy janë opsionet, nga zhvillimi I takimeve cerekfinale dhe gjysmëfinale me një ndeshje në fushë neutral tek opsioni I dytë, zhvillimi I një “final 4” ose “final 8” në një vend të vetëm.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë