E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zyrtare/Shkodrani Enid Isufi firmos për 4 vite me Skënderbeun

Zyrtarizohet kalimi i futbollistit shkodran Enis Isufi tek klubi i Skënderbeut. Burime të këtij klubi konfirmuan se lojtari që luan si mbrojtës i krahut të djathtë ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me Skënderbeun.

 

Futbollisti i talentuar i kombëtares së 19 vjeçarëve, vjen si një përforcim i prespektivës në rradhët e skuadrës korçare. Njëkohësisht, ai shikohet nga ata të rinj premtues, i vlefshëm për politikat financiare që ndjek klubi.

 

Reklamë

Enis Isufi dha sinjale të qarta të afrimit te Skënderbeu që një ditë më parë kur u aktivizua me bluzën bardhekuq në stërvitje. Merkatoja e Skënderbeut në hyrje nuk ka mbaruar këtu. Deri në mesnatën e datës 31 gusht kur skafon afati i merkatos, priten edhe tre afrime të tjera. Traijneri Shehi ka kërkuar përforcime cilësore në mesfushë.

 

Gjatë orëve në vazhdim do të mësohen edhe tre blerjet e reja të pritëshme nga klubi Skënderbeu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë