E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zyrtare / Milani ofertë spektakolare Juves për Bonuccin

Kubi i Milanit ka bërë një ofertë zyrtare Juventusit duke i propozuar dy mbrojtesit e tij De Sciglio, Romagnoli dhe disa miliona euro në këmbim të mbrojtësit të kombëtares Leonardo Bonucci.

 

Oferta e kuq e zinjve është paraqitur e shkruar “Zonjës së Vjetër”, e cila nga ana e saj ka marrë 72 orë kohë përpara se të japë një përgjigje përfundimtare.

 

Reklamë

Ndërkohë, sikurse bën me dije Sportmediaset, drejtuesit e Milanit kanë rënë paraprakisht dakord me mbrojtësin e kombëtares italiane duke i ofruar një pagë prej 7 milion eurosh në sezon.

 

Nëse tratativa do të finalizohej me sukses, Milani do të shënonte goditjen e tetë dhe më të rëndësishme në merkaton italiane dhe do të ishte një konkurrente për titull.

Vazhdo të lexosh

Reklamë