Sport
Zyrtare! Kinezët blejnë klubin e Milanit për 740 mln euro

Pas 31 vitesh mbyllet epoka e lavdishme e Presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni.
Tashmë zyrtarisht, 99.93% e klubit kuq e zi kalon nga kompania e Berluskonit Fininvest tek kompani Rossoneri Sport Investment Lux, me seli në Luksemburg, por nën drejtimin e sipërmarrësit kinez, Li Yonghong.
Reklamë
Në total aksionet e Milanit kanë kushtuar 740 milion euro, përfshirë këtu 220 mln euro borxhe të viteve të fundit, ku bilanci ka qenë negativ.
Pasi janë hedhur firmat në kontratë mes palëve, fillimisht ishte Fininvest që konfirmoi marrëveshjen historike dhe më pas të njëjten gjë e bëri dhe ish Administratori i Deleguar i Milanit, Adriano Galliani, gjatë një mbledhje në Ligën e Futbollit.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




