E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zyrtare/ Flamurtari bën lëvizjen e pritur, klubi shkarkon Sadedinin

Dritan Sadedini nuk është më trajner i Flamurtarit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi ka konfirmuar se Sadedini nuk do të jetë më në timonIn e skuadrës vlonjate, por do vazhdojë të jetë pjesë e stafit teknik.

 

Nuk dihet se kur do të vijë trajneri i ri, që më shumë gjasa pritet të jetë Sakaj.

 

Reklamë

Rezultatet negative kanë bërë që kreu i kuqezinjve mos të mendohet dy herë për të ardhmen e teknikut të Flamurtarit. Humbja 3-1 në shtëpi kundër Vllaznisë ka lënë shije të hidhur te Idrizi, i cili ka vendosur për shkarkimin e tij.

 

Ky sezon për kuqezinjtë ka nisur si mos më keq. Në nëntë javë të luajtura, skuadra e Flamurtarit ka grumbulluar vetëm 2 pikë. Çështja “mbijetesë” është ndërlikuar shumë, ndaj pas mbledhjes së zhvilluar mes drejtuesve, është vendosur që skuadra t’i besohet një trajneri të ri. Pritet me interes të shihet se kush do të jetë pasardhësi i Sadedinit, teksa vlen të theksohet se Flamurtari po kalon ditë shumë të vështira në këtë edicion të Superiores.

Vazhdo të lexosh

Reklamë