Tekniku i kombëtares Shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen. Vendimin për largimin e tij, e ka dhënë në një konferencë për mediat ku është shfaqur bashkë me Presidentin e FSHF-së, Armando Duka.

 

De Biazi ka komunikuar mes lotësh largimin. Ai tha se së bashku me stafin e kombëtares dhe FSHF-së ka shënuar arritje të mëdha dhe i ka falenderuar për bashkëpunimin. Ai deklaroi se ky është fundi i një cikli, pasi tashmë kombëtarja mund të përmirësohet më tej, por jo nën drejtimin e tij.

 

Ndërsa Presidenti Duka ka vlerësuar maksimalisht Xhani De Biasin për kontributin e dhënë më kombëtaren që kulmoi me paraqitjen shumë të mirë në Kampionatin Europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *