Subscribe

Bujar Osmani është kandidati i dytë për president ne Maqedoninë e Veriut. Ai është prezantuar  nga  kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti . Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Bujar Osmanin për president  në mënyrë që të ndalohet ndikimi i Kremlinit.

“Bujari ka dëshmuar vetën në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhënjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit tonë për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e radhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim Presidentin në Kuvend me shumicë të dy të tretave të votave dhe me Badinter, për të realizuar vizionin tonë për President konsensual” tha kreytari i BDI-sw, Ali Ahmeti.

Kreu i BDI e vuri theksin dhe tek rreziku me të cilin përballet Ballkani perëndimor.

“Vendi jonë, dhe i gjithë rajoni, po ballafaqohet me një rrezik të madh nga një ndikim permanent malinj, gllabërues dhe të paskrupullt të tjetërsimit të rrugëtimit dhe përcaktimit tonë Euro-Amerikan. .Tash është radha që të ballafaqohemi drejtpërdrejtë. Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe na ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë duke destabilizuar institucionet dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend”, tha Ahmeti.

Deri tani partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur 2 kandidatura për president  ajo e Bujar Osmanit nga BDI-ja dhe Arben Taravarit nga opozita. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut do të mbahet më 24 prill, kurse i dyti më 8 maj, në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *