Subscribe

“Parlamenti duhet të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e publikut. Deputetët të cilët po bojkotojnë parlamentin nuk po marrin përgjegjësin e tyre dhe po injorojnë këshillën e ish Presidentit, Teodor Rusvelt, sipas të cilit përgjegjësia i takon burrave që aktualisht janë në kuvend, dhe jo kritik te guximshëm jashtë tij.

Ky eshte mesazhi qe Zv/Ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i ka derguar klases politike ne rajon, perfshi dhe Shqiperine, ne prag te vizites se tij diten e hene.

 

Me ardhjen e Yee politikës shqiptare po i ofrohet një shans i fundit për dialog me qëllim kapërcimin e krizës.  Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit vjen me një mandat të posaçëm nga Uashingtoni, për arritjen e një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës shqiptare. Zyrtari i lartë amerikan do të takohet me krerët të lartë të shtetit dhe politikë. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit do takohet me kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit njëherësh President i zgjedhur Ilir Meta, si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

 

Çka pritet nga takimet është apeli i drejtëpërdrejt i Hoyt Brian Yee për të rimarrë kontaktet institucionale, në mënyrë që dialogu të bazohet në paketën e ofruar rreth dy javë më parë nga negociatori i Brukselit David McAallister, i cili tentoi pa sukses arritjen e një marrëveshjeje mes mazhorancës dhe opozitës.

 

Nga ai moment, krerët e dy partive kryesore, Edi Rama dhe Lulzim Basha konsumuan dy takime të thirrura nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Të dyja dështuan!

 

Vizita e Zv/Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, është paraprirë nga vizita e një delegacioni të Kongresit Amerikan, të drejtuar nga kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore Bob Goodlatte. Ata u takuan me kreun e shtetit Bujar Nishani, kryeparlamentarin Meta, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, me të cilët diskutuan mbi situatën politike, zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ecurinë e reformës në drejtësi.

 

Në këto kushte, ndërkohë që politika gëlon nga debati i ashpër dhe opozita vijon ende të protestojë përballë zyrës së kryeministrit, mbetet për të parë nëse vizita e Zv/Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee do t’i japë shtysën madhe dialogut dhe kompromisit politik, që do të përkthehet në përfshirjen e opozitës në zgjedhje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *