E diel, 4 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zvicra nuk shkon më larg se barazimi ndaj Skocisë, Xherdan Shaqiri hyn në histori

Ndeshja mes Zvicrës dhe Skocisë është mbyllur në barazim 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin skocezët, falë një autogoli nga Schar.

Reklamë

Ndërkohë, tashmë i mësuar të shënojë në turnetë e mëdha, Xherdan Shaiqi riktheu barazpeshën në takim.

Me eurogolin që realizoi ndaj Skocisë, Shaqa tani ka shënuar në gjashtë turne të mëdha radhazi, duke nisur nga Kupa e Botës 2014.

Pas atij goli, Shaqiri realizoi një gol në “Euro 2016”, një tjetër në “Kupën e Botës 2018”, tre gola në “Euro 2020”, një gol në “Kupën e Botës 2022”, si dhe goli i të mërkurës mbrëma në Evropianin 2024.

Ndeshja është e vlefshme për grupin A në krye të të cilit qëndron Gjermania me 6 pikë pas fitores së sotme me Hungarinë.

Ndërkohë, Zvicra është në vendin e dytë me 4 pikë dhe në vendin e tretë është Sllovakia me 1 pikë, Hungaria mbyll grupin me 4 pikë në vendin e katërt. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë