E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zvicra e shqiptarëve bën mrekullinë, Mbappe nxjerr jashtë Francën

Pas nje ndeshje spektakolare te mbyllur 3 me 3 ne ndeshjen e plote 90 minuta dhe me tej ne shtese, ishte Zvicra qe tek gjuajtjet e penalltive rezultoi me e sakte sa Franca.

Helvetet fituan 5 me 4 kunder Frances pas nje dueli me shume emocione dhe tani shkojne per te luajtur ne cerekfinale kunder Spanjes.

“Gjelat”, me kete ikje te parakohshme jane surpriza e madhe e deritanishme ne Euro 2020.

Haris Seferovic kaloi Zvicren ne avantazh ne pjesen e pare ndersa ne te dyten, ata paten nje shans te madh per te dyfishuar mirepo Rodriges gaboi nga pika e bardhe e penalltise. Nje moment qe ndryshoi ndeshjen pasi Franca realizoi tre gola te shpejte, dy nga Benzema dhe ai i Pogba qe ishte spektakolar. Por skuadra e Petkovic nuk u dorezua dhe fillimisht shkurtoi diferencat me ane te Seferovic, ndersa me tej ai qe barazoi duelin ne minuten e 92 ishte Gavranovic. Sfida shkoi ne 30 minutat shtese e mandej edhe tek penalltite. Zviceranet i shenuan te pesta goditjet ndersa francezet kater, pasi ne fund ishte Mbappe qe gaboi.

Granit Xhaka shijon suksesin ekipor bashke me Shaqirin dhe Mehmedin, dhe i kenaqet edhe cmimit si lojtari i ndeshjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë