Subscribe

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklarua  se presidenti serb Aleksandër Vuçiç po e humb betejën në terren në raport me kryeministrin Albin Kurti  dhe sipas tij, tani president i Serbisë po tenton të nxisë trazira brenda Kosovës përmes luftës hibride.

 

Si nxitje të trazirës, Sveçla e ka konsideruar protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të paralajmëruar për sot në orën 18:00.

 

Ai po e humb ndikimin në veriun e Kosovës sepse i janë arrestuar kriminelët kryesorë, i janë mbyllur rrugët e kontrabandës dhe i janë shkatërruar laboratorët e drogës e fermat e kriptovalutave. Atij po i dobësohen krahët, sepse dora e djathtë e tij dhe njeriu kryesor që mban lidhjen me Moskën, Aleksandër Vulin, para disa ditësh iu sanksionua nga SHBA. Belgjika dhe Britania e Madhe ia pezulluan   licencat për prodhimin e armatimit, nën dyshimet se kishte furnizuar me municion e armatim edhe Rusinë e sanksionuar.”

 

Ministri i Brendshëm ka thënë se është e çuditshme që protesta e sotme në Prishtinë përkon në të njëjtën ditë me atë në Beograd.

 

“Dhe tani si rezultat i keqinterpretimeve të qëllimta patëm  një skenë dhune të provokuar në parlamentin e Kosovës dhe si të mos mjaftonin ato skena që portretizuan Kosovën si vend pa stabilitet në të gjitha mediat ndërkombëtare, sot ka edhe një protestë të thirrur para qeverisë. Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, në të njëjtën kohë me protestën në Beograd që po organizohet kundër Vuçiçit.”

 

Sveçla ka nënvizuar  se mbetet të shihet nëse qytetarët e Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit apo “do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë”.

 

Veteranët e UÇK-së do të mbajnë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në njoftim ndër të tjera thuhet se do të protestohet kundër skandaleve qeveritare që prekin veteranët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *