Zëvendëskryeministri i vendit për Çështjet Europiane, Bujar Osmani thekson se kundërshtimi i opozitës për marrëveshjen me emrin e Greqisë do ta komplikojë më tepër gjendjen politike në vend.

 

Gjithashtu ai beson se VMRO-DPMNE do të kuptojë se vendi nuk ka të ardhme pa BE dhe NATO.

 

Ndërkohë osmani është i bindur se edhe pa mbështetjen e opozitës procesi mund të jetë i suksesshëm, para së gjithash për shkak të besimit në zgjedhjen dhe vlerësimin e popullit.

 

“Opozita ende e mban peng këtë proces e me atë edhe të ardhmen e shtetit. Do të donim që këtë betejë ta zhvillojmë së bashku me opozitën, por, nëse nevojitet, do ta bëjmë atë edhe pa ta dhe do të kemi sukses. besoj se me mbështetjen e madhe të qytetarëve do të arrijmë ta bëjmë atë në kohën e parashikuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *