Zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, ka deklaruar se tashmë çështja e referendumit quhet e mbyllur, pasi mesazhi i qytetarëve pjesmarrës ishte i qartë dhe i kristaltë, për të vijuar më tej me procedurat e tjera parlamentare.

 

Osmani ndër të tjera ka theksuar faktin se 600 mijë votuesit na japin legjitimitet të plotë që të vazhdojmë me ndryshimet kushtetuese, çështja tashmë sipas tij është në diskutimet në lidhje me deputetet, pasi duhet të plotësohet 2/3 në parlament. Tashmë ka ardhur moment që të zgjedhim mes të bardhës dhe të zezës.

 

“Zgjedhjet në këtë stad ku jemi nuk janë zgjidhje, por qeveria është e hapur për gjithçka, për koalicione të mundshme që mund ti japin zgjidhje një situate të tillë. Partitë shqiptare gjithashtu janë kërkuar gjithmonë që të bëhen pjese e kolicionit qeverisës për të përballuar situatën.”

 

Gjithmonë BDI-ja dhe partitë Shqiptare, sipas tij kanë qenë pro integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Nato.

 

Ndër të tjera zv-kryeministri theksoi dhe faktin se ardhja e ndërkombëtarëve kishte një rol të rëndësishëm në ndikimin e qytetarëve maqedonas, që e treguan më së miri me 91% PRO referendumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *