Situata e biznesit në Shqipëri dhe buxheti i vitit 2024, ishin temat e diskutimit në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Për Kryetarin e Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, qeveria e ka lënë jashtë dore biznesin e madh.
Sipas tij mosndërhyrja në tregun e këmbimit valuator nga ana e shtetit ka sjellë një goditeje të madhe për biznesin.
Ai theksoi se eksportuesit janë duke kontraktuar zyra ligjore për të hedhur në gjyq shtetin.
Lexo edhe: https://www.vizionplus.tv/buxheti-2024-zusi-ne-quo-vadis-do-te-sjelle-mosbindje-fiskale/
“Të gjithë eksportuesit po shohin të kotraktojnë zyra juridike për të hapur procese gjyqësore. Të gjithë po kërkojnë të marrin dëmshpërblim”, u shpreh Zusi.
/Vizionplus.tv/




