E hënë, 2 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Zoraqi “sjell” Romën në Tiranë

Roma, një nga qytetet më inspiruese për artistët, ka qene per 20 vite edhe një muzë për Klement Zoraqin. Profesori i arteve vizuale, njëkohësisht edhe piktori i disa cikleve telajosh ka çelur një ekspozitë, ku ndërthurja e natyrës dhe arkitekturës së Romës vjen me ngjyra të forta, ndërthurur bukur, me ato të tokës dhe grinë e statujave monumentale që gjejmë në këtë qytet.
Telajot janë punuar me disa shtresa ngjyrash, ndërsa forma e tyre nuk është e njëjtë. Kornizat modeste, gati-gati të padukshme ua kanë lënë ngjyrave ta prezantojnë këtë qytet plot histori. Roma në syrin e këtij artisti, vjen e ekspozuar për publikun deri më 22 shkurt.

Më shumë video

Reklamë