Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, do të përballet me dy sfida kryesore, pandeminë dhe krizën në ekonomi të shkaktuar nga koronavirusi. Zoran Zaev gjatë prezantimit të programit në parlament e vuri theksin tek plani I masave per te frenuar perhapjen e metejshme te virusit.


ZORAN ZAEV
MANDATAR PER KRYEMINISTER
“Si kryeministër bashkë me kabinetin tim, do të dëshmojmë se mundemi të bëjmë më shumë dhe më mirë. Shteti ynë dhe e gjithë bota tashmë prej një kohe të gjatë përballen me situatën e vështirë që ka krijuar Covid 19. Ndaj me formimin e kësaj qeverie, gjëja e parë që do të bëjmë është menaxhimi i kësaj krize.”

Zaev tha gjithashtu se gjate mandatit katërvjeçar, synohet realizimi vetingut në gjyqësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës.

Por në seance deputetet e VMRO-DPMNE-së në opozitë akuzuan qeverine e re se ka ndertuar nje program te mbeshtetur mbi genjeshtra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *