E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zoran Zaev nesër merr mandatin, por ende s’ka marrëveshje mes BDI e LSDM

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do ti dorëzojë nesër mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Koalicioni mes LSDM-së dhe lëvizjes “BESA” arriti të sigurojë më shumë mandate në zgjedhjet e 15 korrikut.

Vendimi i Presidentit vjen në ditën kur skadon afati 10 ditor për mandatin partisë e cila ka marre shumicen e votave. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nëse kreu i LSDM-së ka arritur marrëveshjet për të siguruar numrat e nevojshem në parlament.

Negociatat duket se kanë ngecur pasi BDI këmbëngul për postin e kryeministrit për vitin e parë të qeverisjes, dhe 3 vitet e ardhsme kryeministri të jetë i propozuar nga LSDM.

Vazhdo të lexosh

Reklamë