Subscribe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev,deklaroi se i qëndron vendimit për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekzekutivit dhe i partisë Lidhja Social Demokrate pas rezultatit të zgjedjeve lokale.

 

Zaev, pas takimit  me Afrim Gashin, kryetarin e partisë Alternativa, njoftoi se do të  largohet sa të sigurohet shumica parlamentare dhe të zgjidhet drejtuesi i ri i  LSDM.

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

 

“Zgjedhja e qeverisë së re dhe drejtuesit të ri nuk do të bëhet deri më 14 dhjetor.  Prandaj do të kërkoj nga organet e partisë të konstatohet dorëheqja ime dhe menjëherë të fillojë procedura për zgjedhje të kryetarit të ri të partisë. Fjala është fjalë. Unë mbetet në atë që kam thënë. Do të largohem pasi të siguroj shumicën parlamentare dhe pasi të zgjedhin drejtuesin e ri të partisë. Kur keni një kryetar të ri, duhet të keni edhe qeveri të re, ndërsa jo rikonstruim të qeverisë”

 

Zaev i kërkoi Alternativës  t’i bashkohet Qeverisë, pasi ajo aktualisht është në opozitë sëbashku me Aleancën për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-në, por nuk wshtw arritur asnjw marreveshje.

 

AFRIM GASHI

KRYETAR I PARTISË  “ALTERNATIVA”

“Ne do të sjellim vendimin më të mirë për vendin, qytetarët e tij, shqiptarët por edhe Alternativën. Unë jam i bindur se do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm. Nëse flasim në mënyrë hipotetike për zgjerimin e shumicës parlamentare, duhet ta dijmë se cili do të jetë roli i Alternativës. Nuk do të bëhemi pjesë e asnjë qeverie nëse nuk mund të realizohen interesat e përgjithshme të qytetarëve”

 

Si kandidat i mundshëm për kryeministër të ri në mediat e Maqedonise se veriut është perfolur Zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevskit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *