Subscribe

Una është vetëm 12 vjeçe, e pikërisht ne ketë moshe, jeta e saj emocionale tronditet: ajo bie ne dashuri me Rein, i cili është 41 vjeç.

 

Kjo është  shtylla kryesore mbi te cilën ngrihet drama e shkruar nga David Harrower me emrin “Zogu i Zi”, pjese kjo që ndezi shume debate.

 

Për regjisorin Kico Londo, kjo tematike është mjaft delikate, e pikërisht për këtë arsye ai ka zgjedhur që kjo vepër t’i shtohet repertorit të Teatrit Eksperimental.

 

Për Alfred Trebicken ne rolin e Reit, kjo vepër veçse është shkruar me mjeshtëri shkon përtej dashurisë së dy personave, ajo analizon mjedisin shoqëror ku ne nderveprojne.

 

Aktores Laura Nezha i është besuar roli i Unes, te cilën ajo e konsideron një personazh kompleks. Vepra do te ngjitet për artdashësit ne teatrin Eksperimental ditën e mërkurë dhe të enjte ne orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *