Zogaj: Protesta eskaloi pasi Rama nuk i dëgjoi. Hila: I ftoi disa herë për diskutim

Çfarë e shkaktoi protestën e dhunshme në Shqipëri? Kjo ishte pyetja e cila u kthye në temë diskutimi mes analistëve Dritan Hila dhe Preç Zogaj në “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të moderatorit Ylli Rakipi.
Zogaj tha se arsyeja se përse protesta eskaloi në dhunë erdhi pasi kryeministri Rama nuk i dëgjoi protestuesit e njohur si “Flamingot”.
Por për Hilën kjo është e pavërtetë, pasi Rama u kërkoi vazhdimisht Flamingove të shkonin e të bisedonin, ndërsa ata u përgjigjën vetëm me disa kërkesa.
Pjesë nga biseda:
Zogaj: Vepron një dukuri në të gjitha konfrontimet. Gjërat nuk lindin asnjëherë nga zero. Kjo dukuri, kur protesta përplaset me qeverinë, quhet përplasje e opsioneve.
Rakipi: Për popullatën?
Zogaj: Nëse protesta parashtron një kërkesë dhe qeveria zvarrit reagimin, protesta e ka radikalizuar opsionin. Protesta avancon me protesta të reja kur nuk ka përgjigje. Shembulli konkret është kur u futën studentët në grevë për të hequr emrin e Enver Hoxhës. Ditën e parë dhe ditën e dytë nuk e kishin synim rrëzimin. Kjo ka ndodhur pastaj me Flamingot dhe me radikalizmin që po ndodh këto ditë. Për herë të parë, Flamingot inauguruan në Shqipëri një protestë afatgjatë dhe paqësore. U bënë si tifozët e Japonisë që pastronin letrat në shkallët e stadiumit. Kërkesat e tyre u injoruan, e gjitha kjo që po ndodh është injorimi i kërkesave demokratike.
Hila: Ai tha: “Sillni një përfaqësi të flasim”. Ai mund të ketë defektet e veta, hajde flasim. Flamingove iu kërkua vazhdimisht të flisnim. Nuk hyhet kështu: “Ik ti, se nuk flasim”.
Zogaj: Flamingot nuk u analizuan. Ata nuk arritën të organizohen që të nxirrnin një grup.
Hila: Shpallën 5 pika, pastaj dilte një grup tjetër.
Zogaj: Biem dakord për një gjë, Rama u propozoi Flamingove një garë durimi.
Rakipi: A mendon si Bushati?
Zogaj: Unë kam mendime të ndryshme. Unë bie dakord me një gjë: kur injorohet një protestë, nuk ka rëndësi nëse ata nuk kishin përfaqësi, por kishin pika. Njëra, dorëheqja. Ai tha: “Nuk e pranoj po nuk pashë 200 mijë veta”. Kërkesa e dytë, ligji elektoral, paketa e maleve. Ai mund të reagonte. Po cili ishte reagimi i tij? Platforma që forconte unitetin e PS-së, e cila kulmoi me reformën me 85 vota. Tani vijnë studentët. Arsyet e protestës kanë qenë dhe janë të padështrueshme në vetvete. Ka studentë që në këtë moment janë ata protagonistë. Janë dhe Flamingot, por janë aty. Studentët janë e reja. Zotëria tha se unë nuk vë maskë, ajo është transparencë, trimëri, ti i del përballë. Unë nuk pajtohem me pjesën që maskohen në fytyrë, nuk ka arsye.




