Ka startuar ne mënyrën me te mire te mundshme aventura amerikane e Zlatan Ibrahimovic. Megjithëse u duk sikur do te niste me humbje ne derbin e Los Angelosit kundër klubit me pronar David Bekham, teksa vendasit e panë veten pas 48 minutash ne disavantazh 0-3, serish skuadra e suedezit edhe fale aftësive te tij individuale ka dale fituese 4-3 nga fusha e lojës. Dy gola te Karlos Veles dhe nje autogol i Steres i vendosen miqtë ne nje avantazh mjaft te rehatshëm. Ne te 68 Ledget shkurton shifrat dhe me kete rezultat hyn ne fushe Ibra. Dy minuta me vone ne te 73 Pontius ngushton diferencën ne 2-3 dhe nis Ibrashou. Ne minutën e 77 me nje supergol suedezi barazon rezultatin ndërsa ne minutën e 90 i jep fitoren skuadrës se tij me nje gol me koke qe komentatorin e ndeshjes e le pa mend ne koke dhe mban tre piket ne shtëpi.
Ne France, Paris Sen Zhermen fiton trofeun e pare sezonal duke mundur ne finalen e kupës se Ligës rivalet e Monako 3-0. Ne stadiumin Matmut Atlanik te Bordosë pas nje shout e mrekullueshëm përpara ndeshjes ishte Kavani ne minutën e 8 me penallti qe zhbllokoi rezultatin.
Argjentinasi Di Maria dyfishoi shifrat ne minutën e 21 ndërsa ne te 85 përsëri uruguaiani Kavani siglon rezultatin final 3-0. Kupa është trofeu i pare nder tre qe pritet te fitoje skuadra e sheikëve ketë sezon, por qe nuk pritet te kënaqe Al Khelaifin qe ishte ne tribune per te uruar skuadrën, por qe duket se me gjermanin Tuhel ka gjetur trajnerin per sezonin e ardhshëm per te nisur nje tjeter sulm ne drejtim te fitimit te Uefa Champions League.





