Subscribe

Një vatër zjarri u aktivizua këtë të mërkurë në pyllin e fshatit Tragjas të Vlorës.

 

Flakët të ndihmuara dhe nga era e fortë u përhapën me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme kullota e shkurre.

 

Mungesa e rrugëve dhe terreni i thyer malor ua vështirësoi punën forcave zjarrfikëse të cilat prej oërëve të para të mëngjesit u përballën me flakët.

 

Ndonëse pa asnjë fikëse zjarri në duar apo mjet tjetër ndihmës, efektivët rrezikuan jetën e tyre pasi e neutralizuan vatrën e zjarrit me mjete rrethanore pasi disa orësh.

 

Zjarrëvënia sipas autoriteteve dyshohet të ketë qenë e qëllimshme nga barinj të zonës.

 

Deri më tani në qarkun Vlorë janë djegur rreth 200 hektarë pyje me kullota e pisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *