E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri përfshin pyllin e Sodës pranë plazhit të Zvërnecit, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e pyllit të Sodës, në afërsi të plazhit të Zvërnecit, ku operojnë edhe disa biznese turistike.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej drejt pyllit të dendur dhe objekteve përreth.

Në vendngjarje ndodhen dy mjete të zjarrfikëses që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë